VIDEO/ Trafik i rënduar nga autostrada deri tek vendi i shenjtë, mijëra besimtarë nisen drejt kishës së Laçit

18/05/2021 19:59

Mijëra besimtarë janë drejtuar për në kishën e Shën Ndout në qytetin e Lacit.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel, duket se ka trafik të rënduar nga hyrja për në qytetin e Laçit në autostradë deri tek vendi i shenjtë.

Besimtarët e krishterë, por dhe qytetarë të tjerë, zgjedhin “të martat e shenjta”, për të shkuar në Kishën e Shën Ndout, ku luten për veten dhe njerëzit e tyre të dashur. Janë 12 të marta dhe sot është e nënta.

Top Channel