Veliaj në Washington, takon sekretarin Palmer: Bashkëpunim me kryebashkiakët amerikanë për “Tirana, kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”

18/05/2021 13:43

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë vizitës së tij në Washington DC ka zhvilluar një takim me zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer. Ai ka ndarë disa foto me Palmer në rrjetet sociale.

Shumë i lumtur që takova zëvendës Sekretarin e Shtetit, Matthew Palmer në Washington, DC!
Qytetet janë një platformë e shkëlqyer bashkëpunimi dhe inovacioni. Po përpiqemi që Tirana të jetë jo vetëm një urë-lidhëse në rajon, por edhe të bashkëpunojmë me kryebashkiakët në SHBA dhe qytetet tona simotra, teksa përgatitemi për #EuropeanYouthCapital2022“, shkruan Veliaj në Twitter.

Top Channel