Tiranë/ Përfshihet nga flakët banesa në katin e pestë, pronari dërgohet me urgjencë në spital

18/05/2021 16:21

Një banesë në rrugën “Aldi Boshnjaku” në Tiranë është përfshirë nga flakët rreth orës 14:50.

Banesa ndodhej në katin e pestë të një pallati dhe si pasojë është dërguar për ndihmë mjekësore pronari i shtëpisë.

Ai shfaqi disa shqetësime shëndetësore, por mbetet e paqartë si është gjendja e tij. Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Top Channel