Shtyhet doza e dytë e vaksinës kineze, shkak është sasia e pakët/ Javës tjetër mbërrin një ngarkesë e madhe

18/05/2021 19:31

Prej tre ditësh qytetarët që duan të bëjnë dozën e dytë të vaksinës Coronavac presin në diell, por nuk arrijnë të vaksinohen.

Sasia e vaksinës kineze ka mbaruar dhe ende nuk ka mbërritur sasia tjetër, por qytetarët nuk janë njoftuar, pasi edhe ato pak vaksina që bëhen në shesh sigurohen nga rrethet.

Në institutin e shëndetit publik thonë se pritet të vijë sasia tjetër me vaksinën kineze por ka pasur vonesa.

Sipas Nelaj nuk ka asnjë problem shtyrja në kohë e dozës së dytë të vaksinës. Por, për të evituar vajtje ardhjet është mirë që qytetarët të mos shkojnë në shesh por të telefonojnë mjekun e familjes për të pyetur nëse mund ta kryejnë tani apo jo dozën e dytë. Aktualisht po kryhen vaksinime me Pfizer, Sputnik dhe AstraZeneca.

Top Channel