Shkaktoi aksidentin duke i marrë jetën 61-vjeçarit italian, i riu shqiptar kapet 2 javë pasi ishte arratisur (DETAJE)

18/05/2021 18:40

Një 28 vjeçar me origjinë shqiptare, i akuzuar se shkaktoi aksidentin rreth 2 javë më parë në Pignataro Maggiore, kur një 61 vjeçar nga Mondragone (Caserta) u përplas dhe humbi jetën në vend.

Pas këtij momenti, mediet e huaja shkruajnë se, shqiptari kishte braktisur makinën dhe ishte arratisur në këmbë, por policia, falë disa faturave nga një qendër bastesh ku shqiptari kishte luajtur arriti që të bënte krahasimin e ADN-së.

Si ndodhi aksidenti?

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 3 majit dhe viktima, Federico Boccucci, ishte drejtues i makinës Fiat Punto që u përplas në komunën e Pignataro Maggiore (Caserta). Makina e italianit u përplas me një makinë tip “Alfa 156”, e cila drejtohej nga shqiptari, i cili gjithashtu ishte duke ecur kundra vajtje.

Pas përplasjes së fortë italiani ndërroi jetë në vend, ndërsa shqiptari u arratis, para se policia të mbërrinte në vendngjarje. Por në makinën e braktisur të shqiptarit, grupi i ekspertëve gjetën një njollë gjaku dhe fatura nga një qendër bastesh sportive.

Në këtë mënyrë karabinierët arritën të gjurmonin njeriun që kishte vënë bastet, një shqiptar 28-vjeçar. Që në atë moment kërkimet për gjetjen e shqiptarit vijuan, por vetëm pas më shumë se dy javësh, ata arritën ta arrestonin atë në Vipiteno, në provincën e Bolzanos.

Shqiptari u arrestua me urdhër të Prokurorit Publik të Santa Maria Capua Vetere.

Krahasimi i ADN-së së tij me atë të marrë nga gjaku i gjetur në Alfa ishte vendimtar. Sipas karabinierëve burri, i cili ishte larguar me shpejtësi nga Campania, po planifikonte të ikte në Shqipëri, ndërsa ndaj tij tashmë rëndon akuza për vrasje në rrugë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA