Ndërtimet e paligjshme dhe prerja e pyjeve në Dibër, IKMT kërkon ndërhyrje emergjente nga bashkia

18/05/2021 09:54

IKMT qarku Dibër njofton se po vazhdon aksionin për mbrojtjen e territorit për ndërtimet e paligjshme por dhe për mbrojtjen e pyjeve, mjedisit dhe ujrave.

Sipas drejtorit te IKMT qarku Dibër, Lutfi Miftari në bashkëpunim me policinë vendore në zbatim të planeve të veprimit IKMT në zbatim të ligjeve përkatëse po merr masën administrative për ndërtim të paligjshëm. Qeverisja vendore me strukturën e saj të mbrojtjes së territorit pavarësisht njoftimeve të herpashershme nga IKMT, nuk ka marrë asnjë masë për frenimin e ndërhyrjeve në territor.

Të gjendur përballë këtij fakti, IKMT do të kërkojë nga bashkia Dibër nxjerrjen e përgjegjësie për mos mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e paligjshme. Sipas Miftarit, IKMT ka konstatuar ndërhyrje, prerje dhe gërmime të paligjshme në bashkinë Bulqizë ku i ka referuar për hetime të mëtejshme në policinë vendore Dibër.

Janë konstatuar 24 ndërtime, nga të cilat 12 janë pa leje ndërtimi, ndërsa tjerat janë në proces legalizimi.
Gjate ditës së sotme janë marrë 5 masa administrative.

Ky aksion do e vazhdojë pa ndërprerje deri në frenimin e plotë të ndërhyrjeve të paligjshme në territor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA