Ilir Meta e akuzon si “Agjenti i Serbisë”/ Frrok Çupi sfidon Presidentin

18/05/2021 16:47

Analisti Frrok Çupi i është përgjigjur akuzave të Presidentit të Republikës, Ilir Meta se ai është “Agjent i Serbisë”.

I ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Çupi sfidoi Presidentin që t’i shkojë deri në fund akuzave të tij dhe nëse ai rezulton agjent i një shteti tjetër duhet ta kallëzojë penalisht, në të kundërt ta dekorojë hero.

Frrok Çupi: Presidenti ka detyrimin ta provojë akuzën dhe kjo konsiderohet si akuzë ndaj meje, ose mund të gjykohet si një vlerësim i Presidentit për një”Agjent të Serbisë” në Shqipëri. Ai duhet ta zgjidhë çështjen.

Nëse një president akuzon dikë si një agjent të një shteti tjetër duhet t’i shkojë deri në fund dhe mua sot, Meta duhet të më kallëzojë penalisht, ose të më dekorojë hero sepse i kam shërbye vendit.

Së treti duhet të provojë akuzën. Marr si shembull Berishën në vitin ’97, ai nuk arriti ta provojë dhe e rrëzoi gjykata dhe fajtor u shpall Berisha, sepse nuk arriti të provojë që unë kisha shërbyer në disa agjentura.

Fati im i keq është se të gjithë presidentët makabër përplasen tek unë.

Top Channel