Ibrahim Liçi në kërkim për vrasje/ Bashkëshortja e viktimës i del në mbrojtje të dyshuarit për vrasjen e burrit

18/05/2021 15:34

Vetëm 24 orë pas vrasjes së Endri Mustafës, policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen, duke arrestuar dy persona dhe shpallur në kërkim një tjetër.

Sipas uniformave blu, autori i dyshuar i vrasjes është Ibrahim Lici, 28 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, i shpallur në kërkim ndërsa është arrestuar një i mitur 15-vjeçar, i cili dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin e lartpërmendur kanë vrarë me armë zjarri 32-vjeçarin.

Gjithashtu, i arrestuar është edhe Edison Arazi, i cili ka dijeni për krimin. Por, versioni zyrtar i policisë për autorin kundërshtohet nga vetë familjaret e viktimës, të cilët thonë se familja Lici nuk janë vrasësit. Bashkëshortja e Endri Mustafës tregon se si ai u largua nga shtëpia për të mos u kthyer më.

Mustafë Lici, babai i 28-vjeçarit të shpallur në kërkim si autor i vrasjes akuzon policinë e Shkodrës për implikim në këtë ngjarje.

Top Channel