Gazetari Qyno: Plumbi në gojë ishte kod! Endri Mustafa ishte në kalë me Arjan Ferracakun kur e ekzekutuan

18/05/2021 21:43

Gazetari Elton Qyno ka ngritur dyshime se autorët që kanë ekzekutuar Arjan Ferracakun kanë vrarë edhe Endri Mustafën.

Në emisionin “Open”, Qyno tha se kur u vra Arjan Ferracaku, Endri Mustafa ishte në kalë me të dhe i njihte autorët.

Ky mund të ketë qenë kodi përse e kanë qëlluar me plumb në gojë pasi kishte informacion për ta dhe kishte kaluar disa herë në sitën e prokurorisë dhe policisë, por mbetet e paqartë nëse ka dhënë detaje për ta.

Elton Qyno: Viktima njihej në Shkodër edhe si simpatizanti i hipizmit. Në zonën e Livades ku është vrarë, është vrarë dhe Arjan Ferracaku që ishte shok i Endri Mustafës. Kur është ekzekutuar, Endri Mustafa ka qenë me të në kalë dhe kur është ekzekutuar, ka qenë me të por ka shpëtuar. Prandaj ka qenë një kod se ai njihte autorët. Ishte personazh që kishte kaluar në sitën e prokurorisë dhe policisë dhe mund të ketë thënë diçka.

Top Channel