Dy të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik në Malësi të Madhe janë identifikuar si Serxho Kukaj dhe Eglis Delaj.
Top Channel ka siguruar fotografitë e viktimave ndërsa mësohet se Eglisi festoi 20-vjetorin e lindjes ditën e djeshme. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Malësi të Madhe, ku u përplasën dy automjete në rrugën e fshatit Omaraj.
Nuk dihet ende shkaku i përplasjes së makinave, ndërsa po kryhen veprime nga grupi hetimor. Top Channel ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku njëra nga makinat është shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme.
Banorët e ndodhur në vendngjarje bashkë me zjarrfikësit hasën vështirësi për të nxjerrë nga makina e bërë copë një prej personave të përfshirë në aksident.
Top Channel