Dhunoi kunatën, duke e goditur me sende të forta, arrestohet autori në Lushnjë

18/05/2021 13:16
Foto ilustruese

Një shtetas nga qyteti i Lushnjës, është arrestuar sot, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht kunatën e tij.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale M.H. ka goditur me mjete të forta, 62-vjeçaren me iniciale J.H.
Ndaj shtetasit rëndon akuza e dhunës në familje dhe ai do të hetohet nga Prokuroria e qytetit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., banues në fshatin Qerret i Ri, Lushnjë, pasi në banesën e tij, ka dhunuar fizikisht për motive të dobëta, me sende të forta, kunatën e tij, shtetasen J. H., 62 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Top Channel