Analisti Frrok Çupi i ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel ka komentuar edhe dekoratat e dhëna nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Sipas Çupit numri i madh i dekoratave të dhëna nga Presidenti Meta ka zhvlerësuar vlerën e dekoratës, ndërsa shton se aludohet se ka një korrupsion shumë të madh, të paktën politik.

Më tej ai shtoi se 520 dekorata të dhëna nga Presidenti “sipas mentalitetit të Metës do të votonin për LSI. Këto janë influenca. Nuk po i jap vetes të drejtën të them që është shitblerje e thjeshtë, pazare, por janë influenca politike”.

Dyrnjaja: Ç’është koj lloj manie për të dekoruar njerëzit?

Çupi: Çështja e dekorimeve është shumë serioze. Unë e thash atë çështjen e dekoratës, por realisht kështu bën një president serioz. Nuk ka ndodhur që në shtetet serioze të akuzojë vetë presidenti dikë që mund të jetë i infiltruar, agjent i një agjencie tjetër dhe duhet të japë llogari.

Dyrnjaja: Kujtoj që Gjermania i ka më gishtat e dorës dekoratat që jep në një vit.

Çupi: Sipas llogarive Meta ka dhënë më shumë se dy dekorata në ditë. E para shpërdorimi i sistemit të vlerës. Kryetari i Shtetit nuk mund të japë kaq shumë dekorata sepse zhvlerësohet. Aludohet se këtu ka një korrupsion shumë të madh, të paktën politik.

520 dekorata i thonë 520 persona në një vit, i bie 520 fise nëpër Shqipëri që marrin dekorata. 520 fise në Shqipëri sipas mentalitetit të Ilir Metës do të votonin për LSI. Këto janë influenca. Nuk po i jap vetes të drejtën të them që është shitblerje e thjeshtë, pazare, por janë influenca politike.

Top Channel