Një polic dhe një 19-vjeçar kanë rënë në prangat e policisë pas aksidentit tragjik që ndodhi në Malësi të Madhe, ku humbën jetën dy të rinj, të identifikuar si Serxho Kukaj dhe Eglis Delaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur “Omaraj” dhe në aksident u përfshinë , një mjet tip “Audi” me drejtues policin 53-vjeçar të identifikuar me inicialet V. N., dhe një mjet tip “Mercedes Benz“ me drejtues shtetasin M.B., 19 vjec, me të cilin udhëtonin si pasagjerë Serxho Kukaj, 21 vjeç, dhe Eglis Delaj, 20 vjeç.

Automjetet e përfshira në aksident po udhëtonin me drejtimin Koplik – Shkodër. Drejtuesi i automjetit “Mercedez” pasi ka humbur kontrollin e mjetit është përplasur me kolonën e një muri rrethues. Si pasojë e kësaj përplasje ka gjetur vdekjen e menjëhershme Serxho Kukaj, ndërsa Eglis Delaj ndërroi jetë teksa po transportohej për në spitalin rajonal.

Policia bën me dije se i dëmtuar nga ky aksident ka mbetur edhe drejtuesi i automjetit “Audi“, i cili ndodhet i shtruar në repartin e kirurgjisë për shkak të dëmtimeve të marra. 53 vjeçari ishte me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe dhe grupi hetimor ka vendosur të kryejë arrestimin e tij dhe të 19 vjeçarit pasi ka siguruar pamjet filmike nga momenti i aksidentit dhe pas hetimeve në vendngjarje.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA