Masakër elektorale? Kadilli: Diferenca me PS-në është e qartë, Basha të ikë! Anëtarësia t’i japë leksion!

17/05/2021 11:00

Në një lidhje live në Breaking në Top News, Fatbardh Kadilli, kundërshtari i Bashës për karrigen e kreut të PD, tha se nga mbledhjet e djeshme priste reflektim nga ai por kjo gjë nuk ndodhi.

Kadilli duke iu referuar deklaratave të Bashës për masakër elektorale tha se Basha nuk duhet të fshihet pas zbukurimeve të shifrave dhe diabolizimit të kundërshtarit po përkundrazi duhet të japë dorëheqjen e parevokueshme.

Intervista në Breaking

Kadilli: Kam kërkuar që Basha të kishte reflektim, dhe ai duhej të shoqërohej me një dorëheqjen të parevokueshme, do ishte ripërtëritje për PD, se nëse ai shkon nga humbja në humbje, dhe partia mbetet në rreth vicioz, e ardhmja nuk premton asgjë më të mirë nëse ai rri kryetar.

Unë nuk mund të fshihem pas diabolizmit të kundërshtarit, zbukurimet e shifrave si ato të 2009 si më të mirat për PD, tani duke thënë masakër elektorale nuk është një justifikim.

Kjo parti e solli sistemin demokratik, sistemi herë herë mund të jetë i pandershëm por nuk mund të luajmë me të, nuk duhet të zbukurojmë humbjen, kundërshtari edhe më i ligë do bëhet, por duhet të bindim qytetarët se kemi një zgjidhje më të mirë.

Ju mendoni se procesi i 25 prillit ishte i pastër?

Nuk ka proces të pastër në Shqipëri, kam denoncuar çdo shkelje, blerje vote, përdorimi i parave të pushtetit , jam i bindur që ekipet tona mund tja dalin në rrugë institucionale, që kështu nuk duhet Basha për ta bërë këtë. Mund ta bëjë kushdo këtë.

Ne nuk ia dolëm, diferenca mes nesh dhe PS është e madhe, rezultati është atje, tani çdo krim që është bërë të gjitha janë të domosdoshme, por mos të gënjëjme demokratë se do kemi zgjedhje së shpejti.

Unë shpresoj që anëtarësia e PD ti japë leksion Bashës dhe kujtdo që mendon se PD mund të merret peng, zgjedhjet nuk do jenë të drejta se unë kam komunikim vetëm me komunikim me anëtarësinë. Tani vota e tyre do përcaktojë se a do rrimë humbës apo do bëjmë për PD më shumë se kaq.

Çfarë mendimi keni për një marrëveshje të mundshme Basha -Rama?

Nuk besoj në teoritë e konsipiracionit se shpesh herë njerëzit gjejnë artificie, është paaftësi e Bashës që jemi këtu, që të kuptojë politikën.

Pse jeni ju një alternative më e mirë?

Jam në politikë që nga viti 0 i qëndrueshëm , asnjëherë i bërë pis. Kjo është që duhet të bëjë ndryshimin.

Top Channel