Grupimi ‘Për PD’ kërkon largimin e Bashës për zgjedhje të lira brenda partisë, Gjana: Nuk është i detyruar, është zgjedhje individuale

17/05/2021 18:29

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve për Partinë Demokratike, Jemin Gjana, në një prononcim për mediet ka dhënë një përgjigje për të gjithë kritikët që thonë se gara nuk është e barabartë përsa kohë nuk jep dorëheqjen kryetari Basha. Gjana tha se kreun e PD-së nuk e detyron asnjë statut brenda partisë që të japë dorëheqjen.

“Jeni duke folur për kryetarin e komisionit të zgjedhjeve që merret me procedura jo me politikë. Është debatuar në 2017 në Kuvendin e PD, nëse në statusin e ri do kishte një normë statuore që detyron dorëheqjen. Në statut nuk ka detyrim dorëheqjeje”, tha ai.

Gjana tha se në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme është përcaktuar sekretari i Komisionit dhe procedura e punës.

“Mbledhje për konstituimin ishte. Përcaktuam sekretarin e Komisionit, zotin Albert Avdyli. Përcaktuam procedurën e punës. Do përgatisim dokumentacionin bazikë për modalitetet e procesit dhe do ja paraqesim kryesisë së partisë të dielën, e cila do mblidhet për të caktuar kandidaturat”.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel