Tema e sotme në rubrikën “Trotuar”, të emisionit “E Diell” ishte në lidhje më vërtetësinë e çifteve.

Të pyetur sa të vërtet janë si çift, Andi u përgjigj: “Aq real, sa po mendojmë emrin e çunit”.

Ndërkohë, në studio u diskutua sondazhi, që kishte marrë në pyetje 200 çifte, në lidhje me sa të vërtetë apo sa aktrojnë partnerët.

Vetëm 14% e të pyeturve thanë se meshkujt aktrojnë më mirë. Një mashkull mund të ketë deri në tre lidhje njëkohësisht dhe suksesi i tij varet nga aktrimi”, ishte rezultati i anketës. Rezultat, për të cilin, Melisa nuk ishte aspak dakord dhe reagoi menjëherë.

Nuk jam fare dakord. Që kur jemi njohur, gënjeshtra gjithmonë i ka dalë”, thotë ajo për Andin. Ky i fundit, tregon rastin e një shoku, që ka mbajtur njëkohësisht  të dashura.

Ku e ke këtë shokun ti”, e pyet Melisa, me humor, e më tej shton se nuk ka qenë asnjë lidhje serioze dhe asnjë nga vajzat nuk ka pasur qëllimi serioze.

Në emision, çifti qëndroi pranë njëra-tjetrit dhe nuk munguan batutat dhe deklaratat romantike. E ftuar ishte dhe Tea, me të cilën Andi doli bashkë nga “Për’puthen”, por më vonë u zbuloi se çdo gjë ishte gënjeshtër. Ndërsa, tashmë duket se mes tyre duket se nuk ka mosmarrëveshje, teksa Tea u thotë: “Mos u përpiqni të bindi botën sa të vërtetë jeni, shijoni marrëdhënien tuaj siç e ndjeni”.

 

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA