Një aksident ka ndodhur në Fier.

Një automjet ka përplasur nënën dhe dy fëmijët e saj e më pas është larguar.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit të Fierit.

Automjeti mësohet se ka qenë duke lëvizur në bulevard, ndërsa ka përplasur nënën dhe dy fëmijët, të cilët janë shoqëruar në për Spitalin e Fierit.

Burime nga spitali thonë se gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e stabilizuar.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:35, në lagjen “Apollonia”, një automjet tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. B., 35 vjeçe dhe dy fëmijët e saj të mitur 7 dhe 9 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja.

Shtetasja E. B dhe fëmijët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

Top Channel