Foto ilustruese

Dy aksidente kanë ndodhur sot në Tiranë.

Aksidenti i parë ka ndodhur 19:30, në kryqëzimin e Fushë- Prezës, janë përplasur dy automjete. Si pasojë është dëmtuar shtetasja E. K., 35 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa rreth orës 19:40, tek Ura e Peshkatarit, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues E. Sh., 50 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel