Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale ish-numri dy i PD-së, Arben Ristani i cili kërkon largimin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha ka ironizuar fitoren e vetme që kryedemokrati ka pasur në karrierën e tij politike.

Bëhet fjalë pikërisht për fitimin e zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës, ku Basha doli fitues pas hapjes së kutive që u rinumëruan: Kryetari i tyre po i çon nga humbja në humbje. Edhe një fitore që regjistron në historinë e tij, s’ka njeri që s’e di dhe se kujton si e mori. Me brekë nëpër këmbë.

“Rama po na e mund Lulin. Nuk mjafton që na e mund, por edhe na e tall. Nuk mjafton që na e mund e na e tall, por edhe e mbron që sa të jetë në krye të opozitës, të tallet edhe me gjithë të tjerët. Ramën e kemi kundërshtar, e dimë si mundet. Beteja brenda vetes është më e vështira dhe na mungon edhe përvoja për këtë”, shkruan Ristani.

Sot pasdite pritet të mblidhen Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i PD-së, ku do të diskutohet dhe analizohet rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit.

Postimi i plotë

Demokratët kaluan 8 vite të vështira, plot sakrifica e vetëmohim. Tani kanë përpara edhe 4 vite të tjera që ju duhet të vazhdojnë betejën e tyre për një Shqipëri më të mirë, më të drejtë, më demokratike. Kaloi kaq shume kohë që demokratëve nuk ju qesh buza nga shija e fitores. Kryetari i tyre po i çon nga humbja në humbje. Edhe një fitore që regjistron në historinë e tij, s’ka njeri që s’e di dhe se kujton si e mori. Me brekë nëpër këmbë.

Rama po na e mund Lulin. Nuk mjafton që na e mund, por edhe na e tall. Nuk mjafton që na e mund e na e tall, por edhe e mbron që sa të jetë në krye të opozitës, të tallet edhe me gjithë të tjerët. Ramën e kemi kundërshtar, e dimë si mundet. Beteja brenda vetes është më e vështira dhe na mungon edhe përvoja për këtë.

Top Channel