Stuhia, dëme edhe në Lezhë/ Breshëri i pazakontë shkatërron të mbjellat dhe pemët

15/05/2021 15:13

Këto janë pasojat që breshëri ka shkaktuar në të mbjellat e fermerëve në zonën e Mabës në Lezhë.

Fermerët tregojnë se me një situatë të tillë nuk janë përballuar asnjëherë më parë. Arben Lleshi tregon se të gjitha të mbjellat që kanë tokën në kufi me Shkodrën kanë shkuar dëm nga breshëri i pazakontë.

Tregtimi i Shalqirit dhe frutave janë mënyrat e vetme që banorët në këtë zonë marrin të ardhura. Në një situatë të tillë, kërkesat e fermerëve janë për pak ndihmë nga shteti.

Top Channel