Sarandë/ Shoferi humb drejtimin e mjetit dhe përplaset, plagoset i mituri

15/05/2021 14:44
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Sarandë-Ksamil. Policia njofton se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me një mur mbajtës.

Si pasojë e kësaj goditjeje është plagosur një i mitur, i cili ishte pasagjer në mjet, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 15.05.2021, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, shtetasi F. N ka humbur kontrollin mbi mjet dhe për pasojë është përplasur me murin mbajtës. Si pasojë është dëmtuar pasagjeri në këtë mjet, shtetasi i mitur me iniciale R. P, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Top Channel