Muzeu i famshëm i dyllit heq statujat e Harry e Meghan nga ‘mbretërorët’, për t’i kaluar te zona Hollywood (fotot)

15/05/2021 18:06

Muzeumi ndau 36 vjecarin Princ Harry, e gruan e tij Meghan Markle, nga pjesa tjetër e familjes mbretërore pas deklaratës së tyre bombastike për “tërheqje” nga jeta e familjes mbretërore.

Punimet e detajuara të dyllit tashmë janë vendosur në zonën e ‘Awards Party’ bashkë me statujat e miqve të tjerë nga bota e ‘showbiz’ si George Clooney apo Victoria e David Beckham.

Tim Waters, drejtuesi i Madame Tussauds tha për të përditshmen The Sun: “Si gjithmonë të vëmendshëm për zhvillimet në skenën e celebriteteve, ne zhvendosëm figurat e Princ Harry e Meghan Markle me miqtë e tyre nga Hollywood, duke reflektuar statusin e tyre të ri si ikona të skenës televizive botërore”.

Madame Tussauds është një nga atraksionet turistike më të njohura në Londër, me rreth 10 milionë vizitorë çdo vit.

Vizitorët aty mund të bëjnë foto me të famshmit e tyre të preferuar nëse nuk i takojnë dot personalisht.

Figura prej dylli e Meghan ishte prezantuar 10 dite para martesës mbretërore, të cilës iu shtua dhe ajo e Princit Harry, përpara një ekrani që krijonte sfonde të ndryshueshme.

Më parë ato qëndronin pranë kopjeve të Mbretëreshës dhe të ndjerit Dukës së Edinburgh, me Kate Middleton e Princ William në anën tjetër.

Steve Davies, menaxheri i mëparshëm i muzeumit tha: “Meghan vazhdon të imponojë qasjen e saj moderne në jetën mbretërore, prandaj ne duam të reflektojmë statusin e saj si një figurë e pavarur”.

FOTO GALERI
3/5
Tani ata qendrojne bashkë me statujat e miqve të tjerë nga bota e ‘showbiz’ si George Clooney apo Victoria e David Beckham.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA