Meteorologia Adiola Bani tregon si do paraqitet situata në fundjavë dhe si do jetë fillimi i javës që vjen

15/05/2021 12:43

Meteorologia Adiola Bani ka zbuluar se si do të paraqitet moti në orët në vijim. Bani ka thënë se deri në orët e pasdites së sotme do të vijojë moti me vranësira dhe reshje shiu.

Ndërsa vetëm në orët e mbrëmjes do kemi kthjellime dhe reshjet e shiut do të zhvendosen në zonat lindore.

Bani: Reshjet e shiut do të vijojnë deri sot pasdite dhe herë pas here do të kemi pushim të tyre herë pas herë, por që gjithsesi do të mbeten prezentë në gjithë territorin. Mbrëmja na sjell përmirësim të situatës, duke bërë që të kemi kthjellime dhe reshjet do të vendosen drejt zonave lindore. Mesdita e së dielës do sjellë shira afatshkurtër, por do jenë të papërfillshme do të thosha, ndërsa fillim java mot me diell.

Moti i freskët mbetet sot gjatë gjithë ditës, ku në të gjithë vendin do jetë 23 gradë celsius, ndërsa nga mesdita e dielës dhe në vijim do kemi rritje të ndjeshme të temperaturave deri në 25 gradë celsius.

Top Channel