Shoferi ishte taksist, kush është 22-vjeçarja që ndodhej në automjetin që ra në kanal në Lushnje (Emri)

14/05/2021 14:59

Aksidenti i rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Bubullimë të Lushnjes shkaktoi vdekjen e dy personave.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se 68-vjeçari, i cili drejtonte automjetin është identifikuar si Xhezmi Oshafi nga Ura Vajgurore dhe punonte si taksist.

Vajza që ndodhej në automjet është identifikuar si Aurora Basha, 22-vjeçare, e cila dyshohet se ishte pasagjere në taksi.

Aksidenti u shkaktua pasi makina ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në kanalin e mbushur plot me ujë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel