Radhë të gjata për vaksinën/ Kosovë, vazhdon procesi i imunizimit të popullatës

14/05/2021 10:12

Radhë të gjata qytetarësh janë regjistruar edhe të premten para sallës 1 tetori në prishtinë ku po vijon procesi i imunizimit.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë tha se të premten po vazhdon procesi i vaksinimit të qytetarëve kundër COVID-19 dhe në një njoftim të sajin u tha se në Sallën 1 Tetori në Prishtinë do të mund të vaksinohen vetëm qytetarët e Prishtinës.

Aty është thënë edhe se grumbullimi i një numri të madh të personave në qendrën e vaksinimit në Prishtinë është rezultat i shkuarjes së qytetarëve të komunave tjera aty. “Qytetarët e komunave të tjera të Republikës së Kosovës luten që t’u drejtohen qendrave të vaksinimit në komunat e tyre, me qëllim që të marrin informatat e duhura dhe të vaksinohen”, ka thënë Ministria e Shëndetësisë.

Më 12 maj, Kosova ka nisur fazën e dytë të vaksinimit të popullatës kundër koronavirusit, ku bëjnë pjesë personat e moshës 65-79 vjeç.

Vaksinimi në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars, me 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, të siguruara nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Këtë javë, Kosova ka marrë edhe mbi 38,000 doza të tjera vaksinash nga Covax, ndërkohë mbi 7,000 doza të tjera i ka siguruar si donacion nga Bashkimi Evropian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA