Pse po shtohen aktet ekstreme në Shqipëri? Psikiatria Arjana Reli rendit që ndikojnë në degradimin e situatës

14/05/2021 09:05

Në 25 prill, ditën e zgjedhjeve, një i ri që mori përpara me makinën e tij gjysmën e Tiranës për të përfunduar te Sheshi “Skënderbej”, u bë lajm ndërkombëtar.

Vetëm pak ditë përpara, më 19 prill, një i ri kishte mësyrë duke plagosur me thikë disa besimtarë myslimanë, te xhamia e Rrugës së Kavajës.

Para dy ditësh një burrë kërcënoi se do të hidhej duke u vetëflijuar nga skelat e Muzeut Historik Kombëtar. Ndërsa dje, gjatë lutjes së Fitër Bajramit, një tjetër burrë tentoi të vetëdigjej me benzinë, derisa u ndalua nga ndërhyrja e disa dhjetëra besimtarëve që po faleshin në Sheshin “Skënderbej”.

Të gjitha këto raste kanë shqetësuar jo pak shoqërinë tonë dhe shpesh ngremë pyetje përse po ndodhin këto akte ekstreme.

Në një lidhje skype për “Wake Up”, psikiatria Arjana Rreli renditi arsyet që çojnë personat drejt vetëvrasjes.

Sot shihet po kërkohet ndihma shumë më tepër. Unë do ta drejtoja vëmendjen pikërisht këtu, që t’i trajtojmë problemet e shëndetit mendor njësoj si problemet e tjera.

Karantimi edhe pse te ne u bë në një formë disi më të butë ka ndikuar në këtë tentativë për t’u vetëizoluar. Bashkangjitur ndikon teknologjia, e cila është një armik shumë i madh. Faktori moshë është shumë i rëndësishëm.

Faktori i statusit civil, në studime paraqitet që beqarët janë shumë të rrezikuar. Faktori ekonomik ndikon për një vetëvrasje. Në shëndetin mendor ka shumë probleme që mund të çojnë në vetëvrasje. Një ndër shumë të përfolurit është depresioni, por jo domosdoshmërish vetëm depresioni”, theksoi psikiatria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA