Nuk i bind policisë për të ndaluar, arrestohet 51-vjeçari në Fier

14/05/2021 13:07

Një 51-vjeçar është vënë nën pranga te policisë në Fier, pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe pas bërjes së testit të alkoolit rezultoi se ai drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Në pranga u vu shtetasi A.H., banues në Fier.

Njoftimi i policisë/ Fier

Nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, arrestohet në flagrancë 51-vjeçari që drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 51 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas, duke drejtuar motomjetin tip “Volksëagen”, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit” nuk iu është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë së rendit publik për të ndaluar. Pas bërjes së testit të alkoolit rezultoi se ai drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Top Channel