“Mos u fokusoni në maja malesh”/ Rama: Atij që rregullon avllinë në fshat duhet t’i themi faleminderit, jo ta gjobisim!

14/05/2021 12:25

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes që kishte me ministrat  Turizmit, Drejtësisë dhe atë të Brendshëm, ku u diskutua për mbrojtjen e Territorit nga ndërtimet pa leje i kërkoi të gjithë drejtuesve të policisë në qarqe, që të jenë të vëmendshëm dhe të mos lejojnë ‘lulëzimin’ e ndërtimeve pa leje, sidomos në zonat turistike.

Rama tha se është i papranueshëm fakti që një polic shkon në një zonë të thellë rurale për të kapur ndërtimet pa leje, ndërsa përgjatë rrugës nga Velipoja në Sarandë, edhe pe ka ndërtime pa leje i njëjti polic i zellshëm nuk ndërhyn.

Kryeministri theksoi se fokusi duhet të jetë te zonat turistike ku hidhen gurë në bregdet për të ndërtuar biznese pa leje, ndërsa atyre në zonat e thella rurale u duhet thënë faleminderit që po rregullon avllinë e jo të shkosh ta gjobisësh.

Rama: Me të gjithë ndryshimet e reja ligjore të njihen me detaje shefat e komisariateve dhe të gjithë punonjësit e policisë. Forcat të fokusohen aty ku folëm jo nëpër maja malesh dhe jo nëpër fshatra, e nëpër zona ku është për t’i thënë faleminderit shumë që t’i po rregullon murin jo të shkosh t’i vesh gjobë dhe ti thuash pse po e bën pa leje rregullimin e fundit.

Shpresoj që kjo situatë të kalojë në një fazë të re. Është bërë një punë e madhe por është e pamjaftueshme për një vend që ka ndërmend të bëhet kampion i Ballkanit në Turizëm.

Atë që policia nuk duhet ta lejojë policia është prishët gjëja pa leje nga shteti me shpenzimet e shtetit dhe pastrohet nga shteti. Ligji është i qartë që ata që e kanë bërë duhet të përballojnë kostot kostot e pastrimit, dhe nëse nuk e përballojnë kanë pasoja të tjera që duhet t’i kenë në kurriz.

Top Channel