Mbyten pas aksidentit dy persona/ Lushnje, makina humb drejtim, bie përmbys në kanal

14/05/2021 15:04

Dy persona humbën jetën sot në një aksident tragjik në Lushnje. Makina e tyre u përmbys në një kanal me ujë në kthesën e bubullimës.

Mjeti drejtohej nga 68 vjeçari nga Berati, Xhezmi Oshafi, por policia nuk ka mundur ende të identifikojë pasagjeren që humbi jetën bashkë em të.

Siç shihet dhe nga pamjet mjeti tip Toyota ka rënë në një pozicion që nuk u ka lënë rrugë shpëtimi dy viktimave.
Dyshohet se mjeti që lëvizte nga autostrada Lushnje Fier nuk ka arritur dot të hyjë në urën e kthesës së bubullimës ku më pas është përmbysur duke rënë në kanal.

Kanë qenë kalimtarët e rastit të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave.

Top Channel