UNICEF kërkesë Britanisë së Madhe: Dhuro 20% të vaksinave antiCOVID-19

13/05/2021 01:57

UNICEF UK i ka kërkuar qeverisë britanike të dhurojë të paktën 20% të vaksinave të saj antiCOVID-19 në vendet me nevojë urgjente deri në mes të verës për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të varianteve të virusit.

“UNICEF UK i bën thirrje qeverisë britanike të udhëheqë me shembull duke u zotuar të ndajë 20% të furnizimit të saj të vaksinave me COVAX nga qershori”, tha ajo në një deklaratë.

“Nëse BM nuk fillon urgjentisht të ndajë dozat e saj në dispozicion për të siguruar që edhe vende të tjera në botë të jenë të mbrojtura nga virusi, BM nuk do të jetë e sigurt nga COVID-19. Suksesi i përdorimit të vaksinave tona mund të përmbyset dhe NHS mund të luftojë një valë tjetër të virusit për shkak të mutacioneve vdekjeprurëse”, tha drejtoresha e avokimit për degën britanike të agjencisë, Joanna Rea.

Agjencia e OKB-së argumentoi se BM do të ketë doza të mjaftueshme për të vaksinuar plotësisht çdo të rritur në vend deri në fund të këtij korriku dhe me dozat rezervë të mbetura në arsenalin e saj ajo gjithashtu do të jetë në gjendje të vaksinojë plotësisht edhe 50 milionë persona të tjerë në të gjithë botën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA