Sadakaja për besimtarët: Kasapi që çdo vit dhuron mish për besimtarët në fund të muajit të Ramazanit

13/05/2021 15:10

Kasapi nga Tirana Agron Xhepa, për herë të parë me fenë islame ra në kontakt në vitin 1993.

Që prej asaj kohe ai fal të 5 vaktet në sexhde. Sipas tij Fiter Bajrami është dita më e rëndësishme në kalendarin e myslimanëve, ai thotë se pas një muaji sakrifice agjërimi në këtë ditë të shënuar duhet të festojnë edhe myslimanët e varfër.

“Të gjitha ato të mira që kemi i kemi prej Zotit duhet të jemi mirënjohës ndaj ti. Ne ndihmojmë dike dhe na thotë 8 herë faleminderit, po zoti që na ka dhënë jetën e çdo gjë tjetër sa herë duhet ta falënderojmë? Kështu që mundohemi që mesa kemi mundësi të japim ato që kemi ne. Kjo quhet sadaka e Efitrit, pas një muaji agjërim nëse kemi bërë një gjynah e lajmë atë më këtë sadaka. Besimi është kuptimi i jetës. Njerëzit pa besim janë të marrë fund.”

Për të gjithë myslimanët, kjo festë ka një rëndësi të veçantë, pasi u jep atyre mundësinë të krijojnë lidhje me Zotin dhe me njerëzit e tjerë

Top Channel