Përlotet Bieta Sulo në ‘Jashtë Loje’, rrëfen marrëdhënien me vajzën e Albanit: Si reagoi kur mësoi se do bëhet me vëlla

13/05/2021 21:01

Bieta Sulo ishte e ftuar sot në emisionin “Jashtë Loje” në Top News, ku dhuroi shumë emocione.

Në një intervistë speciale me moderatoren, Sidorela Gjoni, Bieta Sulo rrëfehet për jetën e saj profesionale, por edhe private, detaje që nuk i kemi ditur më parë.

Rrallë herë jemi mësuar që ta shikojmë Bietën në intervista televizive, e aq më tepër të flasë për marrëdhënien e saj me vajzën e Albanit.

Bieta dhe Alban Dudushi janë bërë prindër të një djali që e kanë quajtur Kroi Art. Ky është fëmija i parë për Bietën, por i dyti për Albanin. Ky i fundit ka edhe një vajzë që quhet Joelle nga martesa e parë.

Bieta ka treguar se me Joelle ka një marrëdhënie të mrekullueshme dhe janë si shoqe. Përveç kësaj, Joelle ka afrimitet të madh me Kroin, vëllain e saj të vogël, por momenti kur erdhi në jetë Kroi, e ka emocionuar shumë vajzën e Dudushit.

Me lot në sy dhe e emocionuar, Bieta rrëfen se momenti më delikat për të ka qënë kur duhet t’i tregonte Joelle se do të bëhej me një vëlla.

“Do bëhem motër, tha dhe filloj duke qarë, ishte gjithë ai emocioni që kishte mbajtur.’

‘Albani mund të mos jetë me gruan e tij, por me Joelle do të ketë një lidhje për gjithë jetën, kështu që për mua ishte shumë e rëndësishme se si do ta priste, Joelle ardhjen e të vëllait në jetë.’

Bieta shton se vajza e Albanit ishte në një moshë të rritur e të konsiderueshme saqë ishte e gatshme për të vëllain. Madje ato të dyja kanë edhe një marrëdhënie shoqërore saqë muhabete që nuk i flet dot me Albanin, i bën me Joelle.

Top Channel