Kate Middleton dhe Princ William, garë me njëri-tjetrin në ping-pong/ Fotot e rralla të çiftit duke luajtur

13/05/2021 21:12

Kate Middleton dhe Princi William po ndjekin disa aktivitete në Javën e Ndërgjegjësimit të Shëndetit Mendor në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata e filluan udhëtimin e tyre me një vizitë në një grup lokal që motivon dhe frymëzon të rinjtë dhe u ofron mundësi të marrin pjesë në aktivitete konstruktive.

Kate Middelton tregoi aftësitë e saj në ping-pong dhe teknikën e harkut e shigjetës para se t’i futej punës, për të mbjellë disa lule, bashkë me bashkëshoertin, Princ William.
Çifti rrallë e shfrytëzon mundësinë për të marrë pjesë në lojëra të tilla me të rinjtë, në daljet e tyre publike.

“Eja, Catherine!” i tha gruas së tij, që të bashkohej në lojën e ping-pongut. “Catherine është vërtet e mirë në pingpong”, pranoi Princi. Çifti tha se nëse vazhdojnë do të duhen orë të tëra derisa të mbarojnë.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit morën pjesë në një seri seancash mirëqenie me të rinjtë dhe takuan disa ambasadorë nga programi HeadStart, i cili është krijuar për të përmirësuar qëndrueshmërinë dhe mirëqenien emocionale të fëmijëve dhe të rinjve duke u dhënë atyre aftësitë që u duhen për të adresuar.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA