Menjëherë pas faljes së Fitër Bajramit dhe në momentin kur besimtarët uronin njëri-tjetrin për këtë festë të madhe, një person ka tentuar të vetëdigjet duke u lagur me benzinë.

Për fat besimtarët e pranishëm në shesh e kanë neutralizuar menjëherë duke mos lejuar incidentin të rëndohej dhe njëkohësisht duke mos prishur e shpërqendruar askënd nga qëllimi kryesor i mbledhjes në këtë ditë në sheshin “Skënderbej”.

Policia është afruar menjëherë për ta shoqëruar këtë person duke e larguar nga sheshi të prangosur në drejtim të komisariatit.

Top Channel