FOTOT/ Fëmijë që luajnë ngado, ja si duket sheshi “Skënderbej” pas largimit të besimtarëve që falën namazin
13/05/2021 12:52
Besimtarët myslimanë kanë festuar sot festën e Fitër Bajramit, ku kanë falur edhe namazin në sheshin “Skënderbej”.
Ashtu siç ishte njoftuar, falja e namazit të bajramit u zhvillua në sheshin Skënderbej duke mbledhur aty mijëra qytetarë. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme sheshi është mbushur me besimtarë për faljen e namazit.
Fitër Bajrami është festa që vjen si shpërblim për besimtarët myslimanë pas muajit të shenjtë të Ramazanit. Festa e Bajramit simbolizon bashkimin, paqen, harmoninë dhe begatinë mes besimtarëve. Tradita e festës është që besimtarët të bëjnë vizita tek të afërmit.
Top Channel ju uron të gjithë besimtarëve myslimane Gëzuar Fitër Bajramin!
Top Channel