FOTOT/ Dalin pamjet nga ekzekutimi mafioz i 43-vjeçarit shqiptar, autorët qëlluan me 80 plumba drejt makinës së tij. I plagosën dhe nipin

13/05/2021 13:03

Janë publikuar pamjet e para nga vendi ku u ekzekutua biznesmeni shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Kamer Idrizi. Ai ishte në makinë me një nipin e tij, i fundit ky që mori gjashtë plumba dhe është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Mediet fqinje kanë publikuar foto nga vendngjarja, ndërsa theksojnë se në momentin ku ndaj tij u hap zjarr, 42-vjeçari ishte në makinë së bashku me nipin, i cili u plagos rëndë nga breshëria e plumbave.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Butel 2. Mësohet se viktima në momentin e krimit ishte brenda makinës së tij tip “Golf 7” e parkuar pranë një parkimi restoranti. Dyshohet se autorët e kanë pritur viktimën deri sa ka ardhur në parkim ndërsa më pas i janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri.

Arma e vrasësve ka qenë kallashnikov, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur të pakën 90 gëzhoja, ku disa prej tyre i morën jetën Kamer Idrizit.

Kamer Idrizi për opinionin e gjerë u bë i njohur në vitin 2019, kur disa persona të maskuar, gjuajtën dhjetëra plumba ndaj tij në hotel Aleksandar në Shkup. Në profilin e tij në Facebook mund të shihen foto të shumta të Kamerit me zyrtarë të lartë të LSDM-së.

Pak kohë më parë kishte humbur edhe të vëllain. Në një status në rrjetet sociale të bërë më herët, ai kishte shkruar disa fjalë prekëse në përvjetorin e lindjes së të vëllait.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel