Emine Derhemi është 80-vjeçarja, e cila ka agjëruar për 56 vite me radhë dhe të gjithë kursimet e jetës ia ka dedikuar udhëtimeve në Mekë.
Në emisionin “Shqipëria Live”, ka zbuluar se nuk mban mend që të jetë dorëzuar asnjëherë. Ajo ka agjëruar që në moshë të re, që në kohën e komunizmit sepse vjen nga një familje myslimane.
Ndër të tjera, nënë Minja zbuloi se ka udhëtuar 14 herë për në Mekë dhe dëshiron të shkojë sërish. Sa i përket komunikimit, rrëfen se fliste me gjuhën e trupit, ndërsa shtoi se kupton pak arabisht.
“Për herë të parë në Mekë kam shkuar në 1998. Dëshira lindi pasi hyri demokracia se u hapën rrugët. Sot është më ndryshe, atëherë ka pasur vështirësi të mëdha. Nuk ka qenë kaq shtrenjtë sa tani, me 1000 dollarë shkoje”, tha Emine Derhemi.
Top Channel