Ditën e diel Lulzim Basha nuk do ia mbyllë dot derën e selisë kritikëve të tij të cilët do jenë prezent në dy forumet me të larta për shkak të funksioneve që mbajnë. Përballja e parë fillimisht do të ndodhë në mbledhjen e Kryesisë, me sfidantin per kreun e PD-së Fatbardh Kadilli.

“Jam përgatitur dhe do qëndroj kërkesës sime qe ai nuk duhet te jete me ne krye te partisë. Dorëheqje do thotë e parevokueshme jo ‘ngriva shkriva’. Le ti beje kur te doje zgjedhjet PD qe tani dhe pas një viti, mua do me kenë aty si mbartës i një projekti te ri”, u shpreh Kadilli.

Nën presioni ne kritikëve të cilët i kërkojnë largimin, Lulzim Basha ka nisur fushatën ne bazë ku kërkon mbështetjen e demokratëve. Në takime thotë se se mirëpret çdo kritikë, por momentin nuk e sheh të duhur për përballjen brenda llojit.

“Kur dëgjoj fjalën jeni të mirëpritur me kujtohet fakti historik qe kam qene unë qe e kam mirëpritur zotin Basha ne parti se me ka gjetur ne parti dhe s’mund te na thotë se jeni te mirëpritur ju ne shtëpinë e tij? Jo, ajo është shtëpi e përbashkët, ai nuk është me i pëlqyer për të qene kryetar. Nje nga premtimet e mia si kryetar i PD është qe PD te jete si shoqëri aksionare ku secili la qofte nje përqind apo njëmiliontën e aksioneve e dhe ti respektohet dhe jo parti si një shpk me një ortak te vetëm zotin Basha”, tha Kadilli.

Dy orë pas mbledhjes së kryesisë kryedemokratin e pret një përballje tjetër në Këshillin Kombëtar. Bujar Nishani, i cili kryeson një ndër forumet me të larta të partisë prej ditësh ka nisur një fushatë me disa eksponent të lartë të Partisë Demokratike, për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë si përgjegjësi kryesor per humbjen e PD-së.

Top Channel