Ambasada e SHBA uron besimtarët myslimanë: Kur e gjithë bota është bashkuar në përballjen me covid-19, ne shpresojmë që…

13/05/2021 09:39

Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, Ambasada përcjell urimet duke shpresuar që pavarësisht pandemisë, ky vit të sjellë shëndet dhe gëzime ne çdo familje.

“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, dërgojmë urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë sot Fiter Bajramin. Kjo festë shënon kulmin e Ramazanit, një muaj në të cilin shumë përjetojnë domethënie, perceptim dhe frymëzim nëpërmjet agjërimit, lutjes dhe bamirësisë. Ndërsa e gjithë bota është bashkuar në përballjen me sfidën e COVID-19, ne shpresojmë dhe urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve! Gëzuar Bajramin”, thuhet në urimin e Ambasadës Amerikane.

Top Channel