Qëlloi me automatik në drejtim të servisit ku punonte në Kamzë, 18-vjeçari hapi zjarr pas konfliktit me pronarin, zbardhet ngjarja
Policia e Skraparit ka vënë në pranga një 34-vjeçar, pasi një 26-vjeçare e ka denoncuar se e ka përndjekur, ngacmuar dhe ka tentuar të hyjë me dhunë në banesën e saj.
Po ashtu bëhet e ditur se ky person ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij, në mënyrë të vazhdueshme.
Njoftimi i plotë:
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. S., 34 vjeç, banues në Skrapar, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 26 vjeçe, se ky shtetas e ka përndjekur, ngacmuar dhe ka tentuar të hyjë me dhunë në banesën e saj.
Gjithashtu, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij, në mënyrë të vazhdueshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Dhuna në familje”.
Top Channel