Personi që kërcënoi me vetëvrasje nga godina e “Muzeut Kombëtar” ka negociuar me policët dhe ka zbritur, fatmirësisht pa pësuar lëndime.

Mësohet se arseja që e ka detyruar burrin që të ndërmerrte ketë vendim, ishte kontrata e punës. Ai kishte kërkuar që t’i nënshkruhej kontrata, por kjo gjë nuk kishte ndodhur deri tani.

Njoftimi i policisë pak minuta më parë:

Rreth orës 09:30, Salla operative ka marrë njoftim se në Qendër, tek “Muzeu Kombëtar i Tiranës” shtetasi A. J., po tenton të hidhet nga lartësia e një ndërtese aty në afërsi.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë të cilit po negociojnë me shtetasin A. J., për zbritjen e tij.

Gjithashtu në vendngjarja janë sherbimet e ambulancës dhe zjarrfikses.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel