Tentativa për kultivim kanabisi, 2 persona në pranga/ Në momentin e arrestimit policia ‘e kap mat’ duke…

12/05/2021 10:08

Policia e Krujës ka evidentuar dhe goditur një rast të tentativës dhe 1 rast të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe ka vënë nën pranga 2 persona.

Policia njofton se u ndalua shtetasi Sh. S., 42 vjeç, banues në Gramëz, Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për të njëjtën vepër penale. Në momentin e kapjes, në fshatin Mallkuç, efektivet e Policisë kanë konstatuar këtë shtetas duke hapur 50 gropa si ato që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike canabis.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Krujë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin T. Sh., 47 vjeç, banues në Mallkuç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, kanë gjetur të kultivuara disa bimë cannabis sativa.

Njoftimi i policisë/ Krujë

Vijojnë kontrollet nga Policia e Krujës, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Parandalohen dhe goditen dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim po për kultivim të bimëve narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të mara në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur 1 rast të tentativës dhe 1 rast të kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa, në Njësinë Administrative Thumanë, Krujë.

Në vijim të veprimeve, u ndalua shtetasi Sh. S., 42 vjeç, banues në Gramëz, Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për të njëjtën vepër penale. Në momentin e kapjes, në fshatin Mallkuç, efektivet e Policisë kanë konstatuar këtë shtetas duke hapur 50 gropa si ato që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike canabis sativa.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Krujë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin T. Sh., 47 vjeç, banues në Mallkuç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, kanë gjetur të kultivuara disa bimë cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel