“Spastrimi etnik duhet të marrë fund” Dua Lipa mbështet palestinezët

12/05/2021 17:47

Artisja me famë botërore, Dua Lipa, deklaroi se spastrimi etnik i popullit palestinez duhet të marrë fund.

“Spastrimi etnik i popullit palestinez duhet të marrë fund. Mjaft! Është çështje e të drejtave të njeriut. Zgjohuni njerëz”, postoi Lipa në llogarinë e saj në Instagram, ku ka më shumë se 66 milionë ndjekës.

Në llogarinë e saj, këngëtarja gjithashtu përfshiu fotografinë e Katedrales Notre Dame në Francë, e cila u dëmtua nga zjarri në vitin 2019 dhe zjarrin që shpërtheu në Mesxhid al-Aksa si rezultat i sulmeve të Izraelit.

Ajo po ashtu ka bërë edhe thirrje për ndihmë për palestinezët.

Top Channel