Rrëzohen kërkesat e PD dhe LSI/ KAS pranon vetëm dy prova shtesë, pezullohet vendimi për Gjirokastrën 

12/05/2021 16:05

Qarku i Gjirokastrës ishte testi i parë për Komisionin Ankesave dhe Sanksioneve për vlefshmërinë e  zgjedhjeve të 25 Prillit.

PD- LSI ashtu sikurse kandidati i pavarur i Vetëvendosjes Kreshnik Merxhani kërkuan përsëritjen e zgjedhjeve, por KAS mori dhe pak kohë deri në marrjen e një vendimi final.

“Duke qenë se presim dy prova do pezullohet procesi administrativ deri në marrjen e provave”, tha Ledio Braho.

I vetmi vendim që mori gjykata e KQZ ishte refuzimi në bllok i kërkesave të palëve e ankimuese për të marrë prova shtesë nga institucione të ndryshme përmes së cilave sipas opozitarëve  mund të konfirmojnë pretendimet e tyre masakër elektorale.

Nga 19 kërkesa të PD, KAS pranoi vetëm verifikimin e të dhënave për shenjat e gishtërinjve të votuesve nga Gjirokastra. Vetëvendosjes nuk iu pranua asnjë kërkesë, ndërsa LSI iu pranua verifikimi vetëm nëse personat e ardhur nga Greqia  pas vendosjes së karantinës janë bërë pjesë e Komisioneve Zonale. Më herët palët qëndruan në pozicionet e tyre.

Meraku i socialistëve ishin vetëm demokratëve të cilët nuk harruan t’iu kujtojnë deklaratat për fitore të Lulzim Bashës.

“KAS u tërhoq në dhomë këshillimi në lidhje me provat që subjektet kanë dorëzuar. Për të qartësuar në lidhje me provat të gjitha do të pranohen për shqyrtim, ndërkohë për kërkesat u vendos me shumicë votash rrëzimi i kërkesës së LSI në lidhje me provat që kërkon të merren, sa i përket emrave  dy anëtaret e KAS i kërkojmë KQZ në bazë të nenit të na vërë në dispozicion nëse ata janë pjesë e administratës zgjedhore duke filluara nga datat e zgjedhjeve deri në shpalljen e rezultatit. Në lidhje me kërkesën e PD-Aleanca për ndryshim po ashtu KAS vendosi rrëzimin  e kërkesave për marrjen e provave, në lidhje me kërkesën për këqyrjen e pajisjeve sërish dy anëtaret e KAS kërkojmë që brenda afatit të na vihet në dispozicion në lidhje me pajisjet e qarkut Gjirokastër. Në lidhje me kërkesën e subjektit politik me në krye Kreshnik Merxhani u vendos me shumicë votash rrëzimi i kërkesës. Në lidhje me këto kërkesa duke qenë se do të presim dy provat që janë pjesë e materialeve do të pezullohet deri në marrjen e provave, do të njoftohet kur të rinisë. Më 14 maj 2021 në orën 10:00 do të nisë shqyrtimi për qarkun Berat, nga kërkesat e LSI dhe PD-Aleanca për Ndryshim”, tha KAS.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA