Punimet në lotin 3 të Porto Romanos/ Balluku porosi inxhinierëve: Në javën e fundit të shtatorit duhet të dorëzojmë të gjithë kantierin

12/05/2021 14:07

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka ndjekur nga afër punimet në lotin 3 të rrugës Porto Romano-Durrës, një segment i cili do të lehtësojë qarkullimin drejt portit të ri të mallrave.

Balluku në diskutim me inxhinierët e projektit i ka dhënë porosi se vepra duhet të jetë e përfunduar dhe gati për të pritur makinat e lëvizjen e qytetarëve, në javën e fundit të muajit shtator.

Balluku: Do të ruajmë afatin kontraktual, pra në javën e fundit të shtatorit ne duhet të dorëzojmë të gjithë kantierin dhe segmentin rrugor.

Janë mbaruar të gjitha pjesët më të komplikuara të projektit siç është ngritja e rrugës 2 metra mbi nivelin e detit, në mënyrë që të mos ketë përmbytje.

Përveç se është ruajtur sistemi i kullimit ju e keni përmirësuar atë ekzistues duke përmirësuar studimet që janë bërë ndërkohë. Kjo zonë as nuk mendohej para pak muajsh që do të arrinte një zhvillim të tillë.

Top Channel