Përndiqte vazhdimisht ish të dashurën, shpallet në kërkim 34-vjeçari/ Arrestohen edhe katër persona të tjerë në Tiranë, akuzohen për…

12/05/2021 10:02

Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën e tij 22-vjeçare.

“Më datë 11.05.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit në kërkim E. K., 34 vjeç, sepse në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën e tij 22-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, është vënë nën pranga shtetasi F. Y., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë ndalimin edhe të shtetasve D. P.  32 vjeç, dhe M.Sh., 41 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka dënuar njërin me 4 muaj burg dhe tjetrin me 3 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. L., 19 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel