Lajmi se Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë së bashku i gëzuan përsëri fansat në të gjithë botën.

Ata u fotografuan së bashku në një makinë dhe mediat e huaja po gumëzhinin se si ishin në një fundjavë romantike në Montana. Portalet e huaja botuan fotografi ekskluzive të çiftit, të bëra së bashku për herë të parë 17 vjet pas ndarjes.

Aktori Ben Affleck i propozoi Jennifer në vitin 2002, dhe pastaj ata u ndanë pak para dasmës në vitin 2004. Ata qëndruan në kontakt gjithë këto vite.

Top Channel