“Këto janë këmbana alarmi”/ Vrasja e Everest Çakës, Avokati Vishaj: U bë nga Forca Speciale

12/05/2021 21:54

Avokati Saimir Vishaj duke komentuar vrasjen e Everest Çakës në Open tha se duke analizuar dhe tipologjinë e autorëve, tha se vrasja është bërë nga profesionistë duke shkuar edhe më tej, duke i cilësuar si Forca Speciale.

“E kanë bërë Forca Speciale. Mënyra si po realizohen këto vrasje duhet që të ulin me këmbë në tokë shtetin. Ngjarjet me precizion të saktë, këtu situata është alarmante sepse kemi një mënyrë ekzekutimi.

Flas me gjuhën e penalisti…janë këmbana alarmi. Policinë po e lodhin për kapjen e personave pa patentë. Ai drejtor i paaftë që kemi arreston intelektuale…,“-u shpreh avokati.

Top Channel