Kamzë/ Rama për vizitë në familjet që janë bërë me shtëpi të re, nuk harron pasionin për pikturën

12/05/2021 12:47

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot disa familje në Kamzë, të cilat kanë hyrë në shtëpitë e reja, pasi mbetën jashtë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Qytetarët kanë shprehur falënderimet për këdo që ka kontribuuar që ata atë bëhen me shtëpi në kohë rekord.

Po ashtu Rama nuk ka harruar edhe pasionin e tij për pikturën, pasi në një prej shtëpive i ka kërkuar djalit që e praktikonte atë, t’i shihte punët e tij.

Mirëpo në fillim djali ka hezituar t’i tregojë dhe pas insistimit të kryeministrit sjell dy pikturat e punuara prej tij.

Po ashtu Rama nuk ka lënë pa vënë në pah edhe barazinë gjinore në një familje. Vajza e shtëpisë, e cila iu shërbeu, po qëndronte në këmbë, ndërsa të gjithë të tjerët ulur.

Rama i ka kërkuar që të ulet në vendin e vëllait të saj, ndërsa ky i fundit të qëndronte në këmbë ose gjente një vend tjetër për t’u ulur.

Rama: Po ti pse rri në këmbë.

Vajza: Jo se s’ka gjë.

Rama: Hajde ulu këtu, pse kështu është skema, kështu të kanë mësuar që duhet të rrish në këmbë e vëllai ulur. Vëllai të rrijë në këmbë e ti ulur.

Ti ku je shkon në shkollë?

Vajza: Jo, për momentin e kam mbyllur. E kam mbaruar gjimnazin.

Top Channel