Flet vëllai i pronarit të agjencisë që tentoi vetëvrasjen, tregon emrat e policëve që i kanë bllokuar linjën e transportit

12/05/2021 11:11

Ismet Jahelezi, vëllai i Admir Jahelezit, i cili kërcënoi me vetëvrasje paraditen e sotme se do të hidhej nga godina e “Muzeut Kombëtar” ka zbuluar me emra personat e Policisë së Qarkullimit Rrugor, që e kanë penguar në vijueshmërinë e punës së tij.

Admir Hajelezi është pronar i agjencisë që transportonte pasagjerë nga Bajram Curri- Gjakovë-Tiranë, ndërsa vëllai i tij në një prononcim për mediat tha se kanë qenë Policët e Transportit Rrugor nga Komisariati i Tropojës që kanë ndikuar në bllokimin e aktivitetit.

Sipas tij Ministria e Kosovës ka marrë vendim për të ndaluar konkurrencën e padrejtë të linjave të tjera, ndërsa nga autoritetet shqiptare nuk kanë marrë asnjë përgjigje pavarësisht ankesave të herëpashershme.

Personat që sipas tij i kanë bllokuar aktivitetin janë: nga policia e autostradës Milot-Morinë, Artan Hoxha, Preng Cupi, ndërsa nga Policia e Tropojës Dush Hajdari dhe Hamëz Selimi.

Vëllai ka 2 vite e gjysmë që ka marrë një licencë transporti në Ministrinë e Dalian Gjiknurit. Dhe në mënyrë absolute nuk na kanë lënë policët e autostradës Artan Hoxha, Preng Cupi, të komanduar nga Niko Hashashi kryetar i Komisariatit të Kosovës.

Ne kemi shkuar në media, ku nuk kemi shkruar dhe askush nuk ka marrë parasysh. Na ka kërcënuar me jetë administratori  firmës Lirim Hajdini, do ju zhdukim si familje.

Vëllai ka 2 vite e gjysmë që ka marrë një licencë transporti në Ministrinë e Dalian Gjiknurit. Dhe në mënyrë absolute nuk na kanë lënë policët e autostradës Artan Hoxha, Preng Cupi, të komanduar nga Niko Hashashi kryetar i Komisariatit të Kosovës.

Ne kemi shkuar në media, ku nuk kemi shkruar dhe askush nuk ka marrë parasysh. Na ka kërcënuar me jetë administratori  firmës Lirim Hajdini, do ju zhdukim si familje. Sot është një paralajmërim shumë i vogël”, tha Jahelezi.

Top Channel